Trendy

Enti i Statistikave nis përgatitjet për regjistrimin e popullsisë

Para 3 orë

Regjistrimin e radhës të popullsisë, i cili do të jetë elektronik, institucionet planifikojnë ta realizojnë në vitin 2031. Ndërkohë, Enti Shtetëror i Statisitkës dhe Ministria e Transformimir Digjital njoftojnë se kanë nisur përgatitjet, me qëllim që siç thonë kur të vijë momenti i nisjes së këtij operacioni statistikor, t’i gjejë ata të gatshëm. Ndërkaq, tashmë është bërë e qartë se nuk do ta numërojnë popullsinë jorezidente.

Këtë e pohon edhe drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Dejan Stankov, i cili thotë se do ta respektojnë rekomandimin e Gjykatës Kushtetuese.

Dejan Stankov, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave

Ne si Ent Shtetëror i Statistikave do ta marrim parasysh rekomandimin e Gjykatës Kushtetuese. Në pajtim me metodologjinë, standardet ndërkombëtare, nuk ka nevojë për ndarjen e popullsisë në rezidente dhe jorezidente sepse qëllimi i regjistrimit të popullsisë është përcaktimi i popullsisë rezidente, gjegjësisht ajo popullsi që jeton në shtet”.

Në të njejtin qëndrim është edhe ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, i cili kujton edhe qëndrimin e partisë së tij, se nuk ka nevojë për regjistrimin e qytetarëve që nuk jetojnë në vend, gjegjësisht të popullsisë jo rezidente.

Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital

Siç e dini si parti politike e kemi kritikuar regjistrimin e fundit, e dini edhe pse. Një pjesë e madhe e të dhënave nuk ishin grumbulluar në mënyrën e duhur metodologjike. Së dyti, janë regjistruar njerëz jashtë shteti që nuk janë rezident në shtet, nga rrethana dhe mënyra të pasqaruara. Nëse ju kujtohet kishte paketa pasaportash që regjistroheshin sikur të jenë qytetarë, gjë të cilën nuk guxojmë ta lejojmë në regjistrimin e ardhshëm”.

Regjistrimi i Popullsisë u realizua në vitin 2021. Gjykata Kushtetuese më vonë shfuqizoi dispozitat për ndarjen e popullsisë në rezidente dhe jorezidente në regjistrim. VMRO-DPMNE-ja atëkohë e ka kundërshtuar metodologjinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si të politizuar dhe tentativë për falsifikim. Regjistrimi është bërë në kohën kur në pushtet ishte koalicioni LSDM-BDI.

Trending