Trendy
Screenshot

Gjendet trup i pajetë në lumin Vardar – MPB me detaje

Para 23 orë

Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të Demir Kapisë, nga Sektori për Punë të Brendshme – Veles, shkruan tetova1

Sipas informacioneve nga SPB – Veles, dje rreth orës 15:30 në SPB – Negotinë është raportuar për një trup njeriu në fazë të dekompozimit në ujërat e lumit, nën urën e rrugës komunale që lidh fshatin Koreshnicë me Demir Kapinë.

Ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Negotinë ka bërë nxjerrjen e trupit, ndërsa në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB – Negotinë, me autorizim të prokurorit publik.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, njoftojnë nga SPB – Veles./tetova1.mk

Trending