Trendy

Hfz. Almir ef. Murati emërohet muezin i ri i Xhamisë së Larme në Tetovë

Para 2 javë

Myftinia e Tetovës ka njoftuar se është bërë emërimi i muezinit të ri në Xhaminë e Larme. Në këtë detyrë është caktuar Hfz. Almir ef. Murati, i cili u prezantua sot para xhematit të kësaj xhamie të njohur si Xhamia e Pashës, përcjell tetova1

Ky emërim vjen pas pensionimit të muezinit të deritanishëm, Imer ef. Asllanit. Me këtë rast, Murati pranoi dekretin e emërimit nga Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, i cili i uroi suksese në detyrën e re dhe theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së këtij shërbimi fetar me përkushtim dhe devotshmëri.

Myftiu Xhemaili vlerësoi lart rolin e muezinit, duke theksuar se bëhet fjalë për një shërbim të veçantë në komunitetin fetar, sidomos në një nga xhamitë më simbolike të qytetit.

Njoftimi i plotë:

“Hfz. Almir ef. Murati emërohet muezin i ri i Xhamisë së Larme

Pas pensionimit të muezinit të deritanishëm, Imer ef. Asllanit, sot para xhematit të Xhamisë së Pashës (Xhamisë së Larme) u bë prezantimi zyrtar i muezinit të ri, Hfz. Almir ef. Murati.

Me këtë rast, Hafizi pranoi dekretin e emërimit nga Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, i cili i uroi suksese në detyrën e re, si dhe shprehu dëshirën që muezini i ri të vazhdojë me përkushtim rrugën e paraardhësit të tij, duke theksuar vlerën e lartë të këtij shërbimi.

”Nuk ka nder më të madh sesa të thërrasësh besimtarët për të adhuruar Zotin Fuqiplotë,” u shpreh ndër të tjera Myftiu, duke nënvizuar se zëri i tij i bukur do të jetë udhërrëfyes për besimtarët në njërën nga xhamitë më simbolike të qytetit tonë”, përfundojnë nga Myftinia e Tetovës./tetova1.mk

Trending