Trendy

28 vjeçari Tarik Shemsi nga Qendra Zhupë synon historinë në Venecia, kandidat për Këshillin Komunal

Para 22 orë

Një 28-vjeçar me prejardhje nga Maqedonia është në garë për t’u bërë pjesë e Këshillit Komunal të Venecias, duke shënuar një moment historik për komunitetin maqedonas në Itali, përcjell tetova1

Bëhet fjalë për Tarik Shemsin, me origjinë nga fshati Koçaxhik i Qendër Zhupës, i cili është përfshirë në listën e kandidatëve për këshilltar në qytetin e njohur italian, Venecia. Ai konsiderohet maqedonasi dhe i huaji i parë që kandidon për këtë organ lokal.

Tariku ka përfunduar studimet për arkitekturë në një universitet prestigjioz në Venecia. Ai është i martuar dhe baba i një fëmije. Në zgjedhjet lokale të caktuara për 24 dhe 25 maj, ai garon në listën e pavarur të Simone Venturinit, avokat i mbështetur nga e djathta italiane.

“Tariku është një djalë i mrekullueshëm dhe punëtor. Me përgatitjen e tij besoj se do të japë një kontribut të madh për qytetin e Venecias dhe për komunitetin maqedonas”, ka deklaruar Venturini.

Tariku është djali i biznesmenit dhe filantropit të njohur Munir Shemsi, i cili vepron aktivisht si në Itali, ashtu edhe në Maqedoni. “Jam krenar për djalin tim dhe besoj në suksesin e tij në zgjedhje. Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një i huaj mund të bëhet pjesë e Këshillit të Venecias”, ka thënë ai.

Ndërkohë, maqedonasit që jetojnë në Venecia theksojnë se Tariku e meriton të jetë pjesë e Këshillit dhe se shembulli i tij do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm./tetova1.mk

Trending