Trendy

Trump: E KAPËM, shpetohet nga forcat amerikane piloti i zhdukur në Iran

Para 10 orë

Një anëtar i zhdukur i ekuipazhit amerikan, avioni luftarak i të cilit u rrëzua mbi Iran, është shpëtuar nga forcat amerikane, tha Presidenti Donald Trump në një postim në Truth Social të dielën herët.

“E KAPËM! Bashkatdhetarët e mi amerikanë, gjatë disa orëve të fundit, Ushtria e Shteteve të Bashkuara realizoi një nga Operacionet më të guximshme të Kërkimit dhe Shpëtimit në Historinë e SHBA-së, për një nga Oficerët tanë të jashtëzakonshëm të Ekuipazhit, i cili është gjithashtu një Kolonel shumë i respektuar, dhe për të cilin jam i emocionuar t’ju njoftoj se tani është shëndosh e mirë”, shkroi Trump.

Trending