Trendy

Thaçi: PDSH nuk do ti mbështesë protestat studentore, përmend Shqipërinë, BDI-në dhe Ambasadorin e Shqipërisë (VIDEO)

Para 2 orë

Kreu i PDSH, Menduh Thaçi, ka reaguar ashpër ndaj protestave të studentëve për mungesën e mundësisë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke i cilësuar ato si manipulim politik. Thaçi deklaroi se, megjithëse studentët mund të kenë të drejtë dhe mund të përkrahen, mënyra e organizimit të këtyre protestave përbën, sipas tij, “formën më perfide të legjitimimit të dështimeve” të BDI.

Sipas tij, kjo qasje është mashtrim ndaj opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, duke e krahasuar situatën me periudha të vjetra kur shqiptarët kërkonin të drejta minimale.

https://www.facebook.com/share/r/1GcczVVV6G/

 

Trending