Trendy

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e një xhamie në Zvicër që do të kushtoj 15 milion franga

Para 1 orë

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një xhamie të madhe nga komuniteti shqiptaro-islam, projekt që pritet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane.

Sipas mediave zvicerane, iniciativa vjen nga organizata Islamische Gemeinschaft El-Hidaje, e cila prej dekadash operon një xhami më të vogël në periferi të qytetit.

Projekti parashikon ndërtimin e një objekti modern prej rreth 1000 metrash katrorë, me një kupolë të madhe prej xhami dhe hapësira që mund të strehojnë qindra besimtarë. Përveç sallës së lutjeve, objekti do të përfshijë edhe ambiente biznesi dhe një kafeteri të hapur edhe për jomyslimanët.

Kostoja e ndërtimit të xhamisë vlerësohet rreth 10 milionë franga, ndërsa toka ku pritet të ndërtohet kap vlerën e rreth 5 milionë frangave, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse projekti është ende në fazë të hershme dhe nuk është dorëzuar ende kërkesa për leje ndërtimi, komuniteti shqiptar ka nisur prej kohësh mbledhjen e fondeve. Deri më tani janë siguruar rreth 3 milionë franga përmes donacioneve dhe aktiviteteve bamirëse.

Xhamia e re pritet të jetë ndër më të mëdhatë në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës.

Trending