Një studim i fundit po sfidon idenë tradicionale të ditës 8-orëshe të punës. Sipas ekspertëve, koha ideale për të qenë sa më produktiv është rreth 6 orë në ditë, të përqendruara kryesisht në orët e mëngjesit, kur energjia dhe fokusi janë në kulm.
Të dhënat tregojnë se punonjësit që punojnë 6 orë në ditë arrijnë të jenë po aq produktivë, madje në disa raste edhe më shumë, sesa ata që kalojnë 8 ose më shumë orë në zyrë.
Një eksperiment i zhvilluar në Suedi, ku stafi i një qendre kujdesi punoi 6 orë por u pagua për 8, solli rezultate surprizuese: infermierët rezultuan 64% më produktivë dhe ofruan një kujdes më cilësor për pacientët.
A është kjo e ardhmja e punës?





