Trendy

Indicente në ndeshjen K.F Tearca-K.F Dardania, arrestohet 27 vjeçari nga Tearca

Para 2 javë

Më datë 05.04.2026 në orën 15:10 në stadiumin e futbollit në fshatin Tearcë, në ndeshjen midis ekipeve të KF Tearca nga fshati Tearcë dhe KF Dardania nga fshati Neproshten, zyrtarët policorë të Njësisë Policore të Tearcës kanë arrestuar personin A.A. (27) nga fshati Tearcë, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe në disa raste ka tentuar të sulmojë fizikisht lojtarët e ekipit mysafir. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending