Trendy

Arrestohet një i ri nga Shkupi për kontrabandë mallrash, pritet kallëzim penal

Para 2 ditë

Më 07.04.2026 rreth orës 01:10, në rrugën “Jadranska Magistrala” në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësia Policore Mirkovcë arrestuan A.I. (22) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” sipas nenit 278 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të një automjeti transportues të tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, u gjet një sasi e madhe mallrash pa dokumentacion përkatës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.I. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Trending