Trendy

Mickoski për protestën e studentëve: Po punojmë për zgjidhjen e problemit, por duhet të jetë sipas Kushtetutës

Para 2 javë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve u përgjigj lidhur me pyetjen për protestën e djeshme të studentëve, Dialogun Strategjik me SHBA-në dhe për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me protestën e djeshme të studentëve, Mickoski tha se po punojmë për zgjidhje, po zgjidhja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.

“Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standadet ndërkombëtare janë tjetër gjë dhe ashtu duhet të sillemi”, tha Mickoski.
Ai tha se është fakt se Ligji për Gjuhët sfidohet nga Gjykata Kushtetuese dhe pikërisht në drejtësi dhe gjykatë.

“Është fakt se kemi mendim ngativë nga Komisioni i Venedikut për dygjuhësinë në drejtësi, për shkak se nuk kemi burime të mjaftueshme për ta zbatuar atë dhe se nuk garantohet ushtrimi i së drejtës”, tha Mickoski.

Ai tha se studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare kanë të drejtë të kërkojnë që provimin e jurisprudencës të japin në gjuhën e tyre amtare.

Lidhur me dialogun me SHBA-në, Kryeministri tha se vendi ynë është vendi i parë në Evropë që ka nënshkruar Dialogun Strategjik me SHBA-në.

Trending