Trendy
Screenshot

Si iu shit Trumpit plani për sulmin ndaj Iranit nga Netanyahu?

Para 4 ditë

New York Times zbardh prapaskenat dhe tregon papërgjegjshmërinë thelbësore të administratës amerikane në vendimmarrje

Para nisjes së luftes së Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, ish-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë private me presidentin Donald Trump n Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, ku i ka prezantuar një strategji të guximshme per një sulm të shpejtë kundër Iranit.

Plani, sipas një raportimi të gjerë nga e përditshmja amerikane New York Times, e cila jep detaje të reja dhe tregon papergjegishmerinë per vendimmarrje brenda administrates amerikane, premtonte një fitore të shpejtë ushtarake, pak reagim nga Irani dhe madje mundesinë e rrëzimit të regjimit.

Plani i Netanyahut përfshinte shkatërrimin e infrastruktures raketore te Iranit brenda disa javesh, parandalimin e sulmeve kundër interesave amerikane dhe krijimin e nje tabloje suksesi të afërt.

Gjithashtu, Netanyahu ka treguar një video që paraqiste udhëheqës të mundshëm pasardhës, si Reza Pahlavi, për të ilustruar se një ndryshim regjimi ishte i mundshëm. Sipas Inteligjences izraelite, kishte mundësi gë brenda vendit të rilindnin protesta, ndërsa luftetaret kurde mund te hapnin nje front te dytë, duke dobësuar më tej reagimin iranian.

Burimet raportojnë se reagimi i Trump ishte i menjehershëm: “Мё duket mirë”.

Presidenti duket se u fokusua kryesisht te objektivat ushtarake dhe eliminimi i udhëhegjes, duke besuar se sulmet do të ishin të shpejta dhe vendimtare.

Megjithatë, agjencitë e Inteligjencës së SHBA-ve paralajmëruan se ndërhyrja ushtarake ishte teknishte mundur, por ndryshimi i regjimit ishte “farsë”.

Këshilltarët gjithashtu paralajmëruan se vlerësimet izraelite mund të ekzagjeronin dobesitë e Iranit. Trump, megjithatë, i injoroi këto shqetesime duke thënë: “Ndryshimi i regjimit..kjo eshtë çështja e tyre”

Gjatë shayrtimit të brendshëm, çdo këshilltar dha mendimin e tij:

Zevendëspresidenti Vance: “Ide e kege, por do ta mbështes”.

Senatori Marco Rubio: Mbështetje vetëm nëse gëllimi eshtë strikt ushtarak, jo ndryshimi i regjimit.

Ushtria: Theksoi rreziqet operacionale, por nuk kundërshtoi planin.

Keshilltaret ligjorë: Konfirmuan se sulmet ishin të lejuara ligjërisht.

Ekipi politik: Paralajmëroi për pasoja të mundshme, por la vendim per Presidentin.

Me asnjë këshilltar që të ndalonte planin, rruga per veprime të SHBA-ve u hap. Burimet thonë se kombinimi i prezantimit të Netanyahut, informacionit inteligjent dhe videos qe tregonte alternativa të mundshme për udhëhegjen luajtën një rol vendimtar në bindjen e Trump për të autorizuar sulmet.

Ky episod tregon se si ndikimi i jashtëm, selektimi i informacionit dhe ndryshimet e brendshme ё mendim formësuan një nga vendimet më të rendesishme të politikes së jashtme amerikane në dekadat e fundit.

Në përfundim, vendimi per të sulmuar Iranin nuk ishte thjesht rezultat i strategjisë ushtarake, por edhe produkt i lobimit të jashtëm dhe i dinamikes së brendshme në Shtëpinë e Bardhë, duke nxjerrë në pah sfidat e nje vendimmarrjeje të shpejtë në rrethana globale te tensionuara.

 

Trending