Trendy
Screenshot

Ilire Dauti sqaron se pse e bllokoi foltoren

Para 4 orë

Deputetja Ilire Dauti e Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, ka sqaruar për për opinion se pse sot e blloi foltoren në Komisionin për barazi gjinore, përcjell tetova1

Sqarimi i Dautit:

“U gjenda mes dhunës psikologjike, madje u kërkua të ndërhyjë sigurimi vetëm pse kërkova të drejtën që materialin në seancën ku duhej të diskutohej për strategjinë për parandalimin e dhunës të më sigurohet në Gjuhën Shqipe. Dhe ndalesh e pyet veten pse duhet të jetë kështu në shtetin ku të gjitha obligimet i kemi njejtë!?

Por kjo te unë as nuk kaluar as nuk kalon. Duhej të nderptitet seanca patjetër dhe u ndërpre”, thotë deputetja Dauti, e cila në shenjë proteste me mungesën e gjujës shqipe në materialet e Parlamentit, bllokoi foltoren në Komisionin për barazi gjinore!/tetova1.mk

Trending