Trendy

Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi me Iranin është një fitore për SHBA-në

Para 1 ditë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, përshëndeti armëpushimin dyjavor në luftën me Iranin, duke e quajtur marrëveshjen një “fitore” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo është një fitore për SHBA-në e bërë e mundur nga Presidenti ynë (Donald) Trump dhe ushtria jonë e jashtëzakonshme”, shkroi Leavitt në një reagim në platformën X.

Siç deklaroi ajo, suksesi i ushtrisë amerikane “krijoi fuqinë maksimale”, e cila i lejoi Presidentit Trump dhe ekipit të tij të angazhoheshin në negociata të vështira që tani kanë hapur rrugën për një zgjidhje diplomatike dhe paqe afatgjatë.

Trending