Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, ka filluar aktivitetet për forcimin e kapacitetit të pilotëve të “traktorit ajror” përpara sezonit të ardhshëm të zjarreve.
Ai vizitoi aeroportin sportiv pranë Shtipit, ku u takua me Rade Ivanovskin, pronar i kompanisë “Rimin Air”, një pilot dhe instruktor në pension, me të cilin diskutoi mundësitë e organizimit të trajnimit bazë për pilotët e këtyre avionëve të specializuar për shuarjen e zjarreve.
Si pjesë e vizitës, Angelov u takua edhe me tre kandidatë potencialë, të cilët kanë mbi 300 orë kohë fluturimi në fluturime sportive. Me njërin prej tyre, ai kreu edhe një fluturim zbulues mbi rajonin e Shtipit, si pjesë e vlerësimit të aftësive të tyre.
Aktualisht, Drejtoria ka pesë pilotë të “traktorit ajror”. Një avion tashmë është servisuar dhe është funksional në aeroport, ndërsa dy të tjerë janë duke u servisuar dhe pritet të jenë gati më së voni deri në maj.
Me këto përgatitje, institucionet kompetente presin një trajtim më të organizuar dhe efikas të zjarreve të hapura gjatë sezonit të verës.










