Trendy
Screenshot

Irani godet tubacionin strategjik saudit të naftës, rrezikohet furnizimi global

Para 2 javë

Tubacioni kryesor lindje-perëndim i Arabise Saudite, nje arterie jetike per eksportet e naftës, eshtë demtuar n një sulm të atribuuar Iranit, duke rritur ndjeshem tensionet në tregjet globale të energjisë.

Sipas Reuters, infrastruktura e operuar nga Kompania e Naftës e Arabisë Saudite (ARAMCO) u godit së bashku me objekte të tjera në mbretëri, në një moment kur ky tubacion përbënte praktikisht të vetmen rrugë eksporti për naften saudite.

Kjo vjen pasi Ngushtica e Hormuzit eshtë bllokuar de facto nga pershkallezimi i konfliktit, duke detyruar Riadin të devijoje rreth 7 milionë fuçi naftë në ditë drejt portit te Yanbu ne Detin e Kuq.

Një burim i industrise tha se rrjedhat përmes tubacionit pritet të preken, ndërsa dëmet janë ende në vlerësim. Çdo ndërprerje e zgjatur mund ё përkegesojë atë që ekspertët e kanë cilesuar si krizen më të rendë energjetike globale në dekada.

Të dhënat tregojnë se Arabia Saudite perdor
rreth 2 milionë fuçi në dite për konsum të
brendshëm, duke lënë rreth 5 milionë fuçi per eksport. Ngarkesat nga Yanbu kishin arritur afër kapacitetit maksimal ne javet e fundit, pavarësisht sulmeve t mëparshme ndaj ketij terminali.

Në një deklaratë, Garda Revolucionare
Islamike e Iranit konfirmoi se kishte goditur disa objektiva në rajon me raketa dhe dronë, përfshirë ato gë i cilësoi si objekte të kompanive amerikane të naftes në Yanbu.

Zhvillimi rrit rrezikun për furnizimet globale me energji dhe pritet të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi çmimet e naftes, në nje kohë kur tregjet janë tashmë të tensionuara nga konflikti në Gjirin Persik.

Trending