Trendy

Izraeli nuk ndal sulmet ndaj Libanit; shënjestron sërish Bejrutin!

Para 2 ditë

Teksa Irani ka bllokuar sërish Ngushticën e Hormuzit dhe ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga armëpushimi i arritur ditën e djeshme nëse sulmet izraelite ndaj Libanit vijojnë. Kjo gjë duket se nuk është marrë në konsiderat nga Izraelli, pasi ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një sulm të ri në Bejrut të mërkurën në mbrëmje.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë në një përditësim fillestar se kishin shënjestruar një komandant të Hezbollahut në kryeqytetin libanez pak kohë më parë. Sulmi ndodhi në zonën Tallet el Khayyat në Bejrut, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit.

Videoja e postuar në mediat sociale menjëherë pas sulmit të fundit duket se tregon dëme të mëdha në një ndërtesë shumëkatëshe, me automjete të shtypura dhe mbeturina të shpërndara në rrugë poshtë. Në një video të veçantë, mund të shihen re të mëdha tymi dhe pluhuri gri që ngrihen nga vendi i ngjarjes.

Më herët sot, IDF kreu atë që e përshkroi si vala më e madhe e sulmeve në të gjithë Libanin që nga fillimi i këtij konflikti, duke pretenduar se goditi 100 qendra komande të Hezbollahut dhe baza ushtarake.

Trending