Trendy

EKSKLUZIVE | Tetova1 siguron dokumentin: Deputeti Rijad Shaqiri kërkesë vetëm në gjuhën maqedone pas tensionit me Nikoloskin

Para 4 orë

Portali Tetova1 ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e kërkesës zyrtare të deputetit Rijad Shaqiri, i cili vjen fill pas tensioneve të larta në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ndonëse gjatë ditës Shaqiri, bashkë me deputetin Halil Snopçe, u përfshinë në një debat të ashpër me ministrin Aleksandër Nikoloski – ku situata për pak sa nuk kaloi në përleshje fizike – veprimi i tij i radhës ka lënë shije jo të mirë.

Dokumenti i siguruar nga Tetova1 tregon se kërkesa e Shaqirit për marrjen e videopamjeve të seancës dhe kamerave të sigurisë është hartuar dhe dorëzuar vetëm në gjuhën maqedone.

Kjo ngre një pikëpyetje të madhe: Si është e mundur që një deputet, i cili pretendon se mbron interesat dhe dinjitetin e votuesve shqiptarë në një debat “me grushta”, harron mjetin kryesor të këtij dinjiteti – Gjuhën Shqipe – sapo ulet të shkruajë një kërkesë zyrtare?
Përderisa Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ia garanton plotësisht të drejtën për të komunikuar në gjuhën amtare, Shaqiri ka zgjedhur të legjitimojë vetëm maqedonishten në arkivat e Kuvendit.

Trending