Trendy

Libani raporton për 112 të vrarë e mbi 800 të plagosur nga sulmet izraelite të mërkurën!

Para 3 orë

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha të mërkurën se sulmet izraelite në shumë pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Bejrut, kanë lënë të vrarë të paktën 112 njerëz, sipas një shifre preliminare të përditësuar.

Përpos të vrarëve, 837 njerëz pësuan lëndime nga sulmet e së mërkurës, sipas kësaj ministrie, transmeton televizioni CNN.

Ministria e Shëndetësisë tha se këto shifra janë preliminare dhe se në to pasqyrohen të dhënat që janë në dispozicion deri më tani.

Mbrëmjen e së mërkurës, ushtria izraelite kreu një sulm të ri në Bejrut, pasi më herët e kishte përfunduar atë që e cilësoi si sulmin më të madh të bashkërenduar në Liban që nga fillimi i luftës.

Ekipi i televizionit CNN në Bejrut ishte dëshmitar i shumë sulmeve ajrore ndaj kryeqytetit libanez të mërkurën.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë shprehu “protestë me indinjatë”, pasi ushtria izraelite shkrepi “të shtëna paralajmëruese” afër një autokolone italiane në jug të Libanit.

Roja Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet, nëse “agresionet” kundër Libanit nuk ndalen menjëherë, raportoi të mërkurën televizioni shtetëror iranian, IRIB./Nacionale

Trending