Trendy

I njohur si krahu i djathtë i grupi terrorist Hezbollah, Izraeli: Ali Yusuf Harshi u vra pas një sulmi ajror në Bejrut

Para 3 orë

Izraeli thotë se dora e djathtë e kreut të Hezbollahut është vrarë në sulm. Ushtria izraelite ka njoftuar se ka eliminuar sekretarin e kreut të grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se është vrarë Ali Yusuf Harshi, nipi i Naim Qassem, u vra në një sulm ajror gjatë natës në Bejrut.

“Harshi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar personal i Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem dhe luajti një rol qendror në menaxhimin dhe sigurimin e zyrës së tij”, tha IDF.

 

 

Po ashtu gjatë natës, IDF goditi dy kalime kyçe të përdorura nga terroristët dhe komandantët e Hezbollahut për lëvizje nga veriu në jug të lumit Litani në Liban për të transferuar mijëra armë, raketa dhe lançues. Rreth 10 depo armësh  dhe qendra komande u goditën gjithashtu në Libanin jugor, shtoi IDF.

Trending