Trendy

Peçi: Tirana zyrtare hesht për dështimet e BDI-së, por sulmon VLEN

Para 3 orë

Opinionisti Ermal Peçi në kolumnën e tij me titull “ Gjuha Shqipe mes të drejtës dhe manipulimit politik në Maqedoninë e Veriut”, kritikon zhvendosjen e vëmendjes diplomatike dhe mediatike nga Tirana, e cila sipas tij i drejton “pushkët politike” kundër VLEN dhe Izet Mexhitit, ndërkohë që nuk flet për dështimet e BDI-së. Peçi nënvizon se gjuha shqipe nuk duhet të përdoret si alibi politike, por të mbrohet me dinjitet dhe sinqeritet,  një kauzë që VLEN e ka marrë si detyrim kombëtar, përcjell tetova1

“Në vend të një panorame më të plotë se çfarë ndodh realisht në Maqedoninë e Veriut, ne sot shohim zhvendosje të vëmendjes. Tirana diplomatike dhe mediatike  duket se ka vendosur të gjithë “pushkët politike” kundrejt VLEN dhe Izet Mexhiti, i cili, pavarësisht profilit të tij më të matur, po shfaqet si një figurë politike me peshë në rritje”, shkruan ai./tetova1.mk

Trending