Trendy

Lajm i dhimbshëm në Doberdoll të Gostivarit: Ndërron jetë 50 vjeçari, para 2 vitesh kishte humbur djalin 24 vjeçar

Para 3 orë

Një ngjarje e rëndë ka prekur fshatin Dobërdoll, ku ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare Ismaili, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, përcjell tetova1

Humbja e tij vjen si një tjetër goditje e rëndë për familjen, e cila vetëm dy vite më parë kishte përjetuar një tragjedi tjetër, me humbjen e djalit të vetëm, Miranit, në moshën 24-vjeçare, në prag të martesës.

Banorët dhe bashkëfshatarët e kanë përshkruar këtë si një dhimbje të thellë që ka tronditur të gjithë komunitetin, ndërsa kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me familjen në këto momente të vështira.

Njoftimi i plotë:

“Pushoni te qete babe e bir 🤲

Me dhimbje te thelle morrem lajmin per ndarje nga jeta te mikut tone Ismailit ne moshen 50 vjeçare.

Kjo humbje e rende ka tronditur zemrat e te gjitheve qe e njohen dhe e vleresuan per njeriun qe ishte.

Dhimbja behet edhe me e rende kur kujtojme se kjo familje e sprovuar ka kaluar nje plage te hapur vetem dy vite me pare me humbjen e Miranit birit te tyre te vetem ne moshen 24 vjeçare i cili gjendej ne prag te marteses 🥲

Shuarja e kesaj familje eshte nje barre qe fjalet mezi e pershkruajne, nje dhimbje qe prek thelle shpirtin, dhe qe kerkon shume force per t’u perballuar.

Ne keto momente te veshtira pranoni ngushellimet tona te sinqerta. Ju qendroj pran me mendje dhe zemer, duke ju uruar force durim, dhe ngushellime ne keto dite zie.

Ismaili u prehte ne paqe, ndersa kujtimi i tij dhe i birit te tij do te mbeten gjithmone te gjalle ne zemrat e atyre qe i deshen.

Me respekt dhe dhimbje te sinqerte” thuhet në njoftimin e fshatit Dobërdoll./tetova1.mk

Trending