Trendy

Cisterna kineze e naftës sfidon bllokadën e Trump dhe kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Para 7 orë

Çisterna e naftës “Rich Starry”, në pronësi kineze dhe me flamur malavian, pothuajse ka përfunduar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit pas bllokadës detare amerikane e cila hyri në fuqi pasditen e djeshme.

Kjo është sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve nga faqja e internetit MarineTraffic. Anija 188 metra e gjatë dhe 29 metra e gjerë u nis dje nga Sharjah (Emiratet eç Bashkuara Arabe dhe tani po hyn në Gjirin e Omanit.

Ndërkohë qeveria pakistaneze është ofruar të organizojë një raund të dytë negociatash midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad në ditët në vijim.

Bisedimet midis ambasadorëve libanezë dhe izraelitë në SHBA pritet të zhvillohen në Uashington këtë të martë . Kjo do të jetë hera e parë në dekada që zyrtarët e të dy vendeve të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike takohen ballë për ballë për negociata të drejtpërdrejta.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, pritet t’u bashkohet këtyre bisedimeve. Ato vijnë vetëm disa ditë pasi SHBA-të dhe Irani nuk arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trending