Të hënën në ora 11:40, në Njësinë Policore të Kamjanit është denoncuar se në fshatin Bogovinë, në afërsi të një marketi, është përfshirë nga zjarri automjeti i udhëtarëve „Opel Insignia“ me targa gjermane, pronë e B.R. (29).
Personat e lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Bogovinë.
Mbikëqyrje ka kryer ekipi nga SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Trending










