Trendy

Fatmir Limani sërish bashkë me Ali Ahmetin në Tiranë

Para 1 javë

Fatmir Limani është parë sërish në shoqërinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një takimi në Tiranë të thirrur nga kryeministri Shqipërisë, Edi Rama.

Ky nuk është takimi i parë mes tyre, pasi Limani dhe Ahmeti janë takuar disa herë edhe më herët, sidomos pas përjashtimit të Limanit nga koalicioni VLEN. Ende nuk dihet nëse Limani do të rikthehet në BDI. Kohës fundit janë shtuar zërat se ai mund të shkarkohet edhe nga posti i ministrit./tetova1

Trending