Trendy

Organizohet krosi pranveror “Mujdin Aliu” në Poroj

Para 8 orë

Në një atmosferë plot energji, aktivitete sportive dhe pika artistike, në shkollën “Gj.K. Skënderbeu” në Poroj u organizua me sukses Krosi Pranveror “Mujdin Aliu”.
Ky aktivitet mblodhi nxënës, mësimdhënës dhe banorë të komunitetit, të cilët së bashku përkujtuan me respekt figurën e heroit Mujdin Aliu, duke e kthyer këtë ditë në një simbol të shëndetit, unitetit dhe bashkëpunimit.

Gjatë garës, nxënësit treguan përgatitje fizike dhe shpirt gare, por edhe vlera si ndershmëria, disiplina dhe respekti ndaj njëri-tjetrit. Organizatorët theksuan rëndësinë e aktiviteteve të tilla, të cilat jo vetëm promovojnë jetën e shëndetshme, por edhe edukojnë brezat e rinj me frymën e solidaritetit dhe përkushtimit.

Në fund, u shprehën falënderime për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti, ndërsa u theksua se iniciativa të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Trending