LSDM gjatë periudhës së kaluar, thënë më butë, jeton sipas “Liza në botën e çudirave”. Unë më shumë këtë do ta klasifikoja si “LSDM-ja në vendin e gënjeshtrave dhe konstruksioneve”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me akuzat e LSDM-së dhe paralajmërimet për revizion të parave të dhëna nga Hungaria për telekomunikime, energjetikë dhe media.
Mes tjerash, ai është shprehur i vendosur se Nëse kthehet Gruevski në Maqedoni do të shkojë në burg, trznsmeton Lideri.mk.
Ai përkujtoi paralajmërimet e LSDM-së vitin e kaluar, në të cilat thoshin se shteti do të bankrotojë dhe se në prill do të vinin emigrantë.
“Nuk bankrotuam. Përkundrazi, e përfunduam me një nga pesë rezultatet më të mira ekonomike në Evropë sipas rritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Pastaj e gënjyen publikun se në prill do të vinin emigrantë, ja jemi në mesin e prillit, emigrantë unë ende nuk kam parë në Maqedoni”, theksoi Mickoski.
Për akuzat e LSDM-së se shteti do të bankrotojë, kryeministri theksoi se pensionistët dhe të punësuarit që marrin pagë nga Qeveria më 1 prill kanë marrë pagë më të lartë dhe për herë të parë arritën marrëveshje historike me sindikatat e AOJSHQ dhe SADSH për të punësuarit në administratën shtetërore.
“Shumë herë deri më tani, LSDM ka thënë gjëra që mund të kenë tingëlluar interesante për veshët e një publiku të caktuar, por në thelb nuk ndodhi asgjë dhe nuk pati absolutisht asnjë efekt brenda vendit. Pra, pres që edhe këtë herë, ata mund të kërkojnë lirisht, do të marrin gjithçka që institucionet mund t’u japin si parametër”, deklaroi Mickoski.
Në lidhje me akuzat për investime në telekomunikime, ai sqaroi se bëhet fjalë për procedurë publike në të cilën Agjencia për Komunikime Elektronike publikon thirrje dhe në atë thirrje kanë të drejtë të paraqiten të gjithë ata që janë të interesuar të marrin licencë për operator mobil.
“Kompania ‘4iG’, e cila është partnere me ‘Reinmetall’ gjerman dhe ‘Spejs iks’ të Elon Mask, tashmë ka paguar 9 milionë euro dhe ka fituar të drejtën të jetë operatori i tretë celular. Pyetja e vërtetë është pse nuk kishte operator të tretë celular gjatë kohës së LSDM-së dhe BDI-së dhe pse në atë kohë qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguanin çmimet më të shtrenjta për shërbimet celulare? Kjo është pyetja e vërtetë, dhe ata mund të kërkojnë lirisht procedurë kaq transparente në çdo kohë nga Agjencia për Komunikime Elektronike. Jam i sigurt se në procedurë kaq transparente do të përgjigjen, dhe llojet e tjera të investimeve hungareze, siç i përmendni ju, energjia dhe të ngjashme, të paktën unë nuk jam i njohur me to, megjithëse do të jenë të mirëseardhura nëse vijnë dhe nëse janë në përputhje me standardet, ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë”, deklaroi Mickoski.










