Trendy

Me plis në kokë, Rama i jep pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut

Para 3 orë

Gjatë Samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama i dorëzoi pasaportën dhe kartën e identitetit shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.

Kryeministri theksoi se Adams tashmë është zyrtarisht pjesë e Shqipërisë, duke shtuar se ky i fundit është një mik i madh i Shqipërisë.

“Bota përmbys. Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush

Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit. Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?

Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur”, shkruan Rama.

Trending