Trendy

Sali: 100 automjete të reja për Postën

Para 2 muaj

Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka njoftuar se ka marrë pjesë në promovimin e 100 automjeteve të reja të Posta e Maqedonisë, investim që synon modernizimin e shërbimeve postare në vend.

Sipas tij, ky hap pritet të lehtësojë ndjeshëm punën në terren dhe të përmirësojë shpërndarjen e dërgesave për qytetarët që i përdorin çdo ditë këto shërbime.

Ai theksoi se investimi është realizuar në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë e Transportit, duke shtuar se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit dhe në përshpejtimin e dorëzimit të dërgesave në të gjithë vendin.

Trending