Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, ka reaguar pas kritikave dhe raportimeve në media lidhur me pajisjet mjekësore që pretendohej se kishin mbetur jashtë përdorimit, përcjell tetova1
Ai bëri të ditur se aparatura për sterilizim tashmë është funksionale dhe po operon me kapacitet të plotë, duke e cilësuar këtë si një hap konkret drejt përmirësimit të shërbimeve për pacientët. Sipas tij, kjo dëshmon angazhimin për të vënë në përdorim çdo investim në shërbim të qytetarëve dhe për të rritur standardet në spital.
Elezi theksoi se do të vazhdohet me përkushtim për modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të institucionit shëndetësor.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë, të nderuar pacientë,
Pas reagimeve të opinionit, në media dhe portale, për pajisjet mjekësore të cilat kanë mbetur në harresë, ju njoftojmë se aparatura për sterilizim tashmë është vendosur në funksion dhe punon me kapacitet të plotë.
Ky është një hap konkret drejt shfrytëzimit të çdo investimi në shërbim të pacientëve dhe përmirësimit të kushteve në spitalin tonë.
Do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë për një spital më modern, dhe më efikas për qytetarët tanë.
Ju faleminderit për besimin tuaj.”, ka përfunduar Elezi./tetova1.mk/












