Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars është regjistruar rritje e madhe e çmimeve në krahasim me marsin e kaluar. Për një vit çmimet janë rritur për 23.4 përqind. Te perimet e kemi rritjen më të madhe, rritje prej 38.1 përqind, transmeton Portalb.mk.
“Çmimet në bujqësi në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zmadhuar tek inputi për 5.2 %, tek autputi janë zmadhuar për 23.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje më e madhe u regjistrua te prodhimet bimore (27.9 %), ndërsa te ato blegtorale më pak (0.7 %).
Në pjesën e shpenzimeve, te shërbimet veterinare ka rritje më të madhe të shpenzimeve (14.9 %) dhe makineritë dhe pajisjet (11.3 %).










