Trendy

Nga nesër ulen çmimet e derivatëve në Maqedoni, ja sa

Para 7 orë

Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, mbajti një konferencë për shtyp në Qendrën Mediatike të Qeverisë. Mickoski paralajmëroi ulje të çmimeve të karburanteve duke filluar nga nesër, duke theksuar se sipas përllogaritjeve të qeverisë pritet që Komisioni Rregullator për Energjetikë të marrë vendim me të cilin benzina dhe nafta do të ulen për rreth një denar e gjysmë.

Ai theksoi se mbetet në fuqi edhe zbritja e dakorduar me kompaninë OKTA, sipas së cilës nafta është më e lirë për dy denarë për litër, ndërsa benzina për tre denarë, duke vlerësuar se Maqedonia ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon. “Është e qartë se masat e Qeverisë kontribuan që të jemi vendi i tretë në Evropë për nga vëllimi i masave të zbatuara për të zbutur krizën energjetike dhe të jemi shtet me çmimet më të ulëta të karburanteve. Këtë e thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri theksoi se Qeveria ka reaguar në kohë ndaj sfidave energjetike dhe se masat po përshtaten me lëvizjet globale të çmimeve përmes instrumenteve si TVSH-ja dhe akcizat.

Trending