Në Mbretërinë e Bashkuar është ndezur një debat i fortë politik pas publikimeve të reja mbi lidhjet e ish-zyrtarit Peter Mandelson me financierin e dënuar Jeffrey Epstein, duke vënë nën presion kryeministrin Keir Starmer.
Opozita britanike ka kërkuar dorëheqjen e Starmer, pas konfirmimit se Mandelson nuk kishte kaluar një kontroll të plotë sigurie përpara emërimit të tij si i dërguar në Uashington.
Sipas raportimeve, vendimi për ta lejuar emërimin e tij kishte shkuar kundër rekomandimeve të shërbimeve të verifikimit të sigurisë, ndërsa qeveria ka deklaruar se as kryeministri dhe as ministri i Jashtëm nuk ishin në dijeni të këtij fakti në atë kohë.
Pas zbulimeve të reja nga dokumente të publikuara në SHBA, Mandelson është shkarkuar nga detyra, ndërsa çështja ka shkaktuar krizë të re politike në qeverinë britanike.










