Trendy

Aksident i rëndë në Tetovë: Kamioni përplas një biçiklist të mitur

Para 3 orë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e djehme në rrugën rajonale të Tetovës, ku një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi u përplas nga një kamion.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që lidh fshatrat e kësaj zone, në momentin kur automjeti transportues ka goditur të miturin që po lëvizte me biçikletë. Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar djaloshit lëndime serioze trupore, me ç’rast është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Klinik të Tetovës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë forcat e rendit dhe ekipet e ekspertizës, të cilët kanë bërë këqyrjen e terrenit për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident i rëndë. Policia tashmë ka identifikuar shoferin e kamionit dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit, ndërkohë që u bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes maksimal në rrugë.

Trending