Kreu i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu nëpërmjet një publikimi në facebook ka shprehur qëndrimet e tij rreth aktualitetit publik.
“Një e vërtetë brutale, me të cilën nuk doja të merresha. Por disa gjëra, dreqi e marrtë, nuk mund t’i kalojmë në heshtje.
Për të gjithë ju që mendoni se nuk e shohim realitetin që përpiqeni ta maskoni:
Djali dhe nipi i një lideri, të dy milionerë që në moshë të re.
Djali i një ish-ministri, me biznes milionësh në sektorin energjetik.
Djali i një tjetër ish-ministri , pa mbushur 18 vjeç, merr kontrata dhjetëra mijëra euroshe nga ndërmarrjet publike.
Djali i një ish-kryeministri, kalon provimin e jurisprudencës pa plotësuar kushtet dhe bëhet prokuror. Madje edhe provimin nuk atë kohë e dha në maqedonisht, por ky fakt as që i pengonte babait të tij.
Djem funksionarësh të përfshirë në skandale me drogë. Të tjerë, në histori edhe më poshtëruese.
Dhe lista vazhdon. Rastësi? JO! Sistem i ndërtuar mbrapsht.
Familja është e shenjtë. Secili prej nesh ka fëmijë dhe askush nuk e di çfarë sjell e nesërmja.
Por kur pushteti kthehet në mjet pasurimi, kur dikush e vendos veten mbi ligjin dhe mbi të tjerët, pasojat nuk mbeten vetëm në shoqëri. Ato hyjnë edhe brenda vetë familjeve!
Fëmijët kanë më së paku faj. Janë viktima, si të gjithë ne, të një sistemi të ndërtuar keq.
Më e pakta që mund të bëjë kjo kastë politike është të tërhiqet.
Jo të vazhdojë ende të defilojë në skenë, sikur asgjë nuk ka ndodhur”, ka shkruar Fazliu./tetova1/










