Trendy

I dënuari për 27 prillin: “S’ka më ku të ankohemi”

Para 2 ditë

Njëri nga të dënuarit për ngjarjet e 27 Prilli 2017 në Parlament Goran Angellov, ka reaguar publikisht duke shprehur pakënaqësi për rrjedhën e procesit gjyqësor.

Në reagimin e tij, Angellov thekson se nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë lehtësim përmes rrugëve ligjore. “Ankesat na u refuzuan nga të gjitha instancat”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se vendimet gjyqësore kanë qenë të njëpasnjëshme dhe pa ndryshime në favor të tyre.

Në të njëjtin reagim, ai ka bërë edhe komente me prapavijë politike, duke shtuar: “Në të ardhmen kërkoni mbështetje nga Grubi”, si dhe duke paralajmëruar se “dikush do të duhet të paguajë për këto vuajtje”. Ai këto komente i ka adresuar ndaj VMRO-DPMNE-së, me të cilën shprehen pakënaqësi ndaj partisë maqedonase se deri më tani nuk ka masa lehtësuese për të përfshirët në rastin e 27 prillit.
Ky reagim tregon qartë se proceset gjyqësore kanë vazhduar dhe se dënimet mbeten në fuqi, duke rrëzuar akuzat e opozitës se po lirohen personat e përfshirë në natën e dhunshme të 27 prillit.

Trending