Trendy

Filluan procedurat për hapjen e ‘Bllagoja Toskës’ nga ‘Tekstilja’ deri te ‘Mema’

Para 3 orë

Bëhet fjalë për segmentin nga kryqëzimi me bulevardin “Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën “K.R. Drnc”, nga km 0+000 deri në km 0+300.

Ky vendim është pjesë e procedurave për realizimin e projektit për hapjen e bulevardit, që do të nisë nga zona e njohur si “Tekstilja” dhe do të shtrihet deri te kryqëzimi me bulevardin ‘Ilinden’ apo deri e pika e njohur si ‘Mema’.

Udhëheqësi i Sektorit për Urbanizëm në Komunën e Tetovës, Rilind Selmani, sqaroi se aktualisht janë në proces të përgatitjes së dokumentacionit për lejen e ndërtimit.

Sipas tij, projekti i plotë parashikon gjatësi prej rreth 650 metrash, por për 300 metra është e domosdoshme harmonizimi i Planit Detal Urbanistik me Planin Gjeneral Urbanistik.

“Për këtë na nevojitet si procedurë administrative, vendim i Këshillit Komunal”, tha Selmani.

Këshilltari nga ‘Më Mirë për Tetovën’, Agron Arifi kërkoi që projekti të realizohet sa më shpejt.

“Shpresoj se sa më shpejtë do e përfundoni këtë çështjen e bulevardit dhe deri në fund të mandatit shpresoj se do bëni përpjekje maksimale që të depërtohet ajo pjesë dhe të mund qytetarët më lehtë ta kalojnë atë bulevard”, tha Arifi.

 

Trending