Trendy

Drejtori i Malmed, Sabri Aliti mer pjesë në Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike që zhvillohet në Tiranë

Para 3 orë

Në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Maqedonisë, Sabri Aliti ka marë pjesë në hapjen solemne dhe ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike VIII “Së Bashku për Farmaceutikën”, informon portal “tetova1”.

Në Tiranë, aliti  është pritur edhe  nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Shqipërisë, Erjon Spahiu.

Gjatë këtij takimi Aliti është njohur nga afër me hapësirat dhe kapacitetet e agjencisë, përfshirë laboratorët, mënyrën e funksionimit, proceset kryesore të punës, si dhe standardet që zbatohen në veprimtarinë e përditshme.

Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy agjencive, me fokus në harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të rritjes së cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit në sektorin farmaceutik.

Konferenca mblodhi profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria dhe rajoni, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e praktikave farmaceutike.

Angazhimi i përbashkët mbetet kyç për të përballuar sfidat e kohës dhe për të garantuar shërbime më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët. /tetova1/

 

Trending