Trendy

Sindikalistët do të kërkojnë rritjen e pagave më 1 maj

Para 3 orë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë që nga viti 2018, çdo vit organizon protestë masive të punëtorëve më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës. Edhe këtë vit, duke filluar nga ora 11:00, përpara Shtëpisë së Punëtorëve në Shkup, do të filloj protesta me moton: “Për pagë luftojmë, nuk lutemi.” LSM thekson se angazhimi i punëtorëve nuk është vetëm një protestë, një grevë apo një bllokadë, por sipas tyre ajo është një përpjekje e vazhdueshme e punëtorëve dhe sindikatave për ruajtjen dhe përmirësimin e të drejtave të tyre.

LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË

“Këtë vit, “1 Maji” ishte edhe më 28 janar dhe më 14 mars, kur mijëra punëtorë protestuan për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave të tjera. Protestat do të vazhdojnë edhe pas 1 Majit, sepse tashmë më 4 maj, në ditën e parë të punës, paga minimale do të jetë përsëri më e ulëta në rajon, ndërsa punëtorët do të kenë pagat më të ulëta në rajon!. Bëjmë thirrje për solidaritet edhe nga ata punëtorë për të cilët sindikatat tashmë kanë siguruar rritje pagash”.

LSM bëri te ditur se 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, është dita kur protestat dhe demonstratat janë një detyrim ndaj luftës së punëtorëve në të kaluarën dhe një përgjegjësi ndaj luftës së tyre në të ardhmen. Duke shtuar se solidariteti i punëtorëve nuk duhet të ketë kufij dhe se sot luftojnë për ata me pagat më të ulëta./SHENJA/

Trending