Trendy

Disa pjesë të Tetovës dhe disa fshatra të Tetovës nesër pa rrymë

Para 4 orë

Qytetarët në disa pjesë të Tetovës dhe në disa fshatra përreth nesër, më 21 prill 2026, do të mbesin pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizim, përcjell tetova1

Sipas njoftimeve nga elektrodistribucioni, ndërprerjet do të zgjasin në këto intervale kohore:

  • Zhelinë (Uzina e Gipsit Zhelinë dhe pjesë të fshatit): nga ora 08:45 deri në 14:45
  • Strimnicë (fshati Strimnicë): nga ora 08:45 deri në 14:45
  • Objektet pranë shkollës në Zhelinë: nga ora 08:45 deri në 14:45
  • Grupçin (pjesë të fshatit dhe objektet në hyrje të fshatit): nga ora 09:00 deri në 14:00
  • Tetovë (pjesë e rrugës 141): nga ora 09:00 deri në 14:30
  • Tetovë (pjesë e rrugës 146): nga ora 09:30 deri në 14:00

Ndërprerjet janë planifikuar për shkak të realizimit të punimeve të domosdoshme ndërtimore dhe mirëmbajtëse në rrjetin elektroenergjetik./tetova1.mk/

Trending