Trendy

Azir Aliu: Arben Fetai nuk shkon në punë dhe as në mbledhjet e Qeverisë

Para 4 orë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nga radhët e VLEN-it, konfirmoi se në periudhën e fundit nuk ka komunikuar me kolegun e tij, zëvendëskryeministrin për politika të qeverisjes së mirë dhe transparencës, Arben Fetai, për shkak se “ai nuk është këtu” dhe “nuk merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë”, por theksoi se mungesa e tij nuk lidhet me probleme shëndetësore.


“360 gradë”: A komunikoni me Arben Fetain?
Azir Aliu: Kohët e fundit jo, sepse nuk është këtu.


“360 gradë”: Ai nuk merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë?Azir Aliu: Jo.


“360 gradë”: Pse?
Azir Aliu: Nuk e di, nuk jam i informuar.


Në një paraqitje në emisionin “360 gradë” në MRT 1, Aliu tha se kanë ekzistuar mosmarrëveshje të Arben Fetait lidhur me politikat e VLEN-it dhe të Qeverisë, por ato janë zgjidhur brenda koalicionit. Ai shtoi se në politikë secili duhet të sjellë energji, dije dhe ndryshim, ndërsa kur dikush nuk ndihet pjesë e një grupi, atëherë është legjitime që rrugët të ndahen.

Trending