Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.
Gjatë bisedës, Lavrov theksoi nevojën për ruajtjen e armëpushimit dhe vijimin e përpjekjeve diplomatike për stabilitet në rajon. Nga ana tjetër, pala iraniane konfirmoi gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar kalimin e pandërprerë të anijeve dhe ngarkesave ruse përmes Ngushticës së Hormuzit.










