Trendy

Terrorizonte banorët në “Bllokun 70”: Arrestohet 56-vjeçari në gjendje të rëndë dehjeje

Para 3 orë

Një situatë e tensionuar ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Blloku 70” në Tetovë. Zyrtarët policorë kanë vënë në pranga personin me iniciale R.Gj. (56), i cili po prishte rendin dhe qetësinë publike para një ndërtese banimi.
Sipas policisë, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj banorëve të lagjes. Pas shoqërimit në stacion, alkooltesti ka zbuluar një shifër tronditëse: 3.16 promilë alkool në gjak. Ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse pas dokumentimit të rastit.

Trending