Trendy

Vjedhje e energjisë elektrike në vlerë mbi 22.000 euro, zbulohet në Kodrën e Diellit

Para 3 orë

Vjedhje e energjisë elektrike në vlerë mbi 22.000 euro e zbuluar në Kodrën e Dielli
Në koordinim me SPB Tetovë, ekipet e Elektrodistribuimit pranë Qendrës Energjetike për Konsumatorë në Tetovë zbuluan përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike në një kompleks biznesi në Kodrën e Diellit.

Është konstatuar:  Përdorim i kundërligjshëm i energjisë elektrike përmes një ormari shpërndarës kabllor.
Kyçje direkte e paautorizuar me kabllo të tensionit të ulët (4×16 mm²).
Masat e ndërmarra: Është përpiluar procesverbal për përdorim të paautorizuar.
Është dorëzuar kallëzim për marrje të paautorizuar të energjisë elektrike në MPB, sipas nenit 235-a të Kodit Penal.
Është përgatitur faturë për kompensim të dëmit në vlerë prej 1.361.599,00 denarë.

Trending