Trendy

VLEN: Ministria e Bujqësisë dhe UT, bashkë në forcimin e sektorit agro-ushqimor në vend

Para 3 orë

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës po shënojnë një hap konkret në forcimin e sektorit agro-ushqimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell tetova1

Investimi i promovuar sot që kap vlerën 12 milion denarë, realizohet në kuadër të Programit për zhvillim rural 2024, përmes masës 1 “Mbështetje teknike në bujqësi dhe zhvillim rural”, dhe mbulon 100% të kostove për modernizimin e infrastrukturës laboratorike.

Projekti njëherësh përfshin furnizimin dhe funksionalizimin e pajisjeve moderne (LC-MS/MS) për detektimin e mbetjeve të pesticideve në ushqim, si dhe trajnimin e stafit profesional.

VLEN vlerëson se ky nuk është vetëm një investim në pajisje, por në sigurinë e konsumatorit, cilësinë e prodhimit vendor dhe afrimin me standardet evropiane, duke lidhur drejtpërdrejt shkencën me praktikën.

Ministria e Bujqësisë në krye me zëvendësministrin Albrim Hoxha vazhdon mbështetjen ndaj fermerëve dhe mbetet e përkushtuar për të vazhduar me investime strategjike që kontribuojnë në zhvillimin rural dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve./tetova1.mk/

Trending