Në Shkup, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi është përfshirë në një skandal të rëndë që lidhet me parregullsi në procesin arsimor. Bëhet fjalë për Fakultetin Filozofik, ku sipas të dhënave zyrtare janë zbuluar shkelje serioze në regjistrimin e studentëve në studimet pasuniversitare.
Sipas gjetjeve të Inspektorati Shtetëror i Arsimit, disa persona janë regjistruar në programe master dhe doktorature pa poseduar diplomë të nivelit bachelor, e cila është kusht themelor për vazhdimin e studimeve të larta.
Pas kontrollit të realizuar, autoritetet kanë marrë vendim për ndërprerjen e menjëhershme të studimeve për këta studentë. Burime nga hetimi bëjnë të ditur se bëhet fjalë për rreth dhjetë persona, regjistrimet e të cilëve tashmë janë shpallur të pavlefshme.
Ky rast ka ngritur shqetësime serioze për funksionimin dhe kontrollin e institucioneve të arsimit të lartë në vend, duke hapur debat mbi nevojën për reforma dhe transparencë më të madhe në sistemin arsimor.










