Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pretendoi se Forca Hapësinore Amerikane po monitorojnë vazhdimisht tre objektet bërthamore në Iran që u goditën nga sulmet amerikane në qershor 2025, si pjesë e Operacionit ‘Midnight Hammer’.
Në një postim të ri në platformën Truth Social, Donald Trump tha se Forcat Hapësinore “kanë kamera në çdo centimetër” të tre objekteve bërthamore iraniane që u shënjestruan nga Shtetet e Bashkuara gjatë Operacionit Midnight Hammer në qershor 2025.
Presidenti amerikan gjithashtu pretendoi se sulmet “shkatërruan plotësisht vendet ku ndodhet uraniumi, deri në atë pikë sa Irani i etur për gjak nuk ka qenë në gjendje t’i qaset ose t’i gërmojë ato”.
Në postimin e tij, Trump nuk kurseu sërish sulmet për Wall Street Journal dhe New York Times, duke i akuzuar ato për përhapjen e lajmeve të rreme.











