Trendy

Trump: Jemi furnizuar gjatë armëpushimit, ushtria mezi pret të rikthehet në Iran

Para 18 orë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se ushtria amerikane ka përdorur armëpushimin me Iranin për të rimbushur pajisjet e saj ushtarake.

“Kemi kaq shumë municione, kaq shumë nga gjithçka… i kemi përdorur këto për t’u rimbushur dhe ata ndoshta kanë bërë pak rimbushur. Jemi gati për të shkuar. Ushtria mezi pret të shkojë”, tha Trump.

Nuk është hera e parë që presidenti amerikan ka folur për rimbushjen e rezervave gjatë armëpushimit.

Përpara se të dërgonte një delegacion amerikan në Pakistan për raundin e parë të bisedimeve të paqes, Trump ndau një postim në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar “rivendosjes më të fuqishme në botë”.

Më vonë, ai e zgjeroi komentin e tij në një intervistë për New York Post, duke thënë: “Kemi një rivendosje në proces. Po i ngarkojmë anijet me municionet më të mira, armët më të mira të prodhuara ndonjëherë.”

Trending