Këngëtari i njohur nga Tetova, Mahmut Ferati, ka ndarë një rrëfim emocional për vëllanë e tij të ndjerë, duke treguar se pikërisht prej tij ka nisur rrugëtimin në muzikë, shkruan tetova1
Në një paraqitje televizive, Ferati u shpreh se vëllai i tij, edhe pse i verbër, ishte një fizharmonikist i rrallë dhe një talent i jashtëzakonshëm. Ai kujtoi se e shoqëronte nëpër dasma, përvojë që ndikoi drejtpërdrejt në hapat e tij të parë në këngë.
“Vëllai im ishte i verbër, por një fizharmonikist i rrallë. E shoqëroja nëpër dasma dhe prej tij nisa të këndoj. Jetoi pak, por ishte shumë i veçantë”, u shpreh Ferati me emocione.
Gjatë intervistës, këngëtari foli edhe për krijimtarinë e tij muzikore ndër vite, si dhe për përfundimin e karrierës së tij si mësimdhënës i lëndës së muzikës, duke theksuar rëndësinë e edukimit artistik tek brezat e rinj./tetova1.mk/










