Trendy

Yamal e humb sezonin, rrezikon të jetë pjesëmarrës edhe në Botëror

Para 2 muaj

Në fitoren 1-0 të Barcelonës ndaj Celta Vigo, ku shënoi golin e fitores, Lamine dëmtoi kofshën e majt. Liga duket e përfunduar, ankth për Spanjën.

Në një natë problematike, Barcelona mundi 1-0 Celta Vigon dhe shkoi +9 nga Real Madrid.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur 6 javë dhe më 10 maj në “Camp Nou” luhet “El Clasico”.

Ndeshja e fundit u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Lamine Yamal, i cili duke gjuajtur penalltinë dëmtoi kofshën e majtë.

Lajmet e para të dala nga Barceloba për Lamine Yamal flasin për një problem muskulor.

Priten analiza më të detajuara, por duket se La Liga ka përfunduar për yllin e katalanasve.

Ankthi për gjendjen e Yamal ka përfshirë edhe Spanjën, pasi pak kohë na ndan nga Botërori. Sulmuesit do t’i duhen me siguri disa javë për rikuperimin.

Pas golit Yamal nuk festoi, sepse ndjeu një dhimbje të çuditshme në kofshën e majtë. Menjëherë kërkoi ndërrim dhe u shtri në fushë, me një fytyrë të trishtuar.

Shokët e skuadrës e rrethuan, kurse trajneri Flick nxori në nxemje Roony Bardghji, transmeton tch.

Trending